Home Ferizaj Pësuan sot debakël – klubi i Ferizajt reagon në “Facebook”

Pësuan sot debakël – klubi i Ferizajt reagon në “Facebook”

by 05
0 comment

Klubi i futbollit Ferizaj ka reaguar pas humbjes me rezultat 6:0 nga Malisheva, në kuadër të javës së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës. 

“Të nderuar përkrahës të FC Ferizajt, kësaj here e kuptojmë mllefin e nervozën e juaj, për faktin se edhe vet jemi në të njëjtën gjendje. 
Por na takon secilit nga ne, që të ruajmë qetësinë, të kujdesemi që fjalori jonë të mos e ashpërsoj e tensionoj akoma më shumë situatën. 
Rezultati i ndeshjes së sotme, nuk do koment. Mbi të gjitha nuk ka nevojë për ndonjë koment që mund të tregoj se sa dobët kemi performuar në fushë.

Keq nisi e akoma më keq perfundoj.

Ambiciet dhe qëllimet tona nuk përfundojnë me Malishevën, nuk jemi nisur për të u dorëzuar kur ka kaluar vetëm 35% e kampionatit.

Ne jemi FC Ferizaj, qytet i njerëzve që e duan sportin, që kanë punuar e punojnë për të mirën e qytetit dhe gjeneratave të reja. Andaj duhet durim e vetpërmbajtje. 

Duhet të largohemi nga sharjet, ofendimet e akuzat sepse nuk na dërgojnë askund. Ne nuk i bëjmë nder skuadrës me presion e me fyerje. Andaj lojtarët kanë nevojë për qetësi në mënyrë që të përgatiten për ndeshjen e radhës.

Shpresojmë që reagimi ynë të gjejë mirëkuptimin e juaj të nderuar përkrahës të ekipës tonë të zemrës”, – reagon FC Ferizaj.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]