Home Ferizaj Pesë mjekë e lëshojnë punën në Spitalin e Ferizajt, shërbimi i neonatologjisë mbetet pa kujdestari

Pesë mjekë e lëshojnë punën në Spitalin e Ferizajt, shërbimi i neonatologjisë mbetet pa kujdestari

by 05
0 comment

Lumturije Lika, gjinekologe, Shahir Pireci neonatolog e kanë lëshuar punën në Spitalin Regjional të Ferizaj për t’u tranferuar në privat gjatë këtij viti.

Për të njejtën arsye gjatë vitit 2021 e kanë lëshuar punën edhe tre mjek tjerë, Bajram Haziri, radiolog, Blerim Gashi biokimist dhe Bajram Syla, gjinekolog, ky i fundit ditë më parë ka hapur një spital privat në Ferizaj, shkruan Gazeta Shneta.

Largimin e pesë mjekëve e ka konfirmuar UD drejtori në Spitalin e Ferizajt, Isa Berisha.

Ai thotë se kanë mungesë të personelit shëndetësore në spital e në anën tjetër thotë se ka dërguar email tek menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

Në repartin e Neonatologjisë aktualisht janë vetëm dy neonatolog për të cilët Berisha thotë se shërbimet neonatologjike mund t’i ofrojnë vetëm gjatë paraditës.

“Jo. Nuk janë të mjaftueshëm. E kemi shërbimin e neonatologjisë vetëm gjatë paraditës, pas orës 15:00 nuk kemi më neonatolog. I kam njoftu para 10 dite ShSUK-në edhe Bordin, dje e kam përsërit të njejtën email. Nuk është paraqit askush nga ShSKUK”, sqaron ai në një përgjigje për Gazetën Shneta.

Berisha shton se kanë në plan të hapin konkurs.

Gazeta Shneta në vazhdimësi është duke raportuar për mjekët të cilët janë duke u transferuar në spitale dhe klinika private ndërsa institucionet shëndetësore janë duke mbetur pa mjek.

Kushtet e punës, kujdestaritë, paga të ulëta e vlerësimi i dobët janë disa nga arsyet që mantelbardhët kanë vendosur të heqin dorë nga puna e shtetit për një punë në privat.

Klinika e Pediatrisë në QKUK ka mbetur pa gjashtë specialist të pediatrisë pasi që ata janë transferuar në privat. /Gazeta Shneta/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]