Home Op/Ed Për ata që nuk e dinë

Për ata që nuk e dinë

by 05
0 comment
Besim Zymberi

-(Për ata që nuk e dinë)

-Shumë prej zyrtarëve të lartë e të mesëm të UNMIK-ut, të OSBE-së e të fondacioneve e organizatave joqeveritare ndërkombëtare, që punonin në Kosovë, pas vitit 1999, kanë qenë më parë diplomatë të rangjeve të ndryshme në Beograd, në ambasadat e vendeve prej nga e kishin origjinën. Ndërsa, shumë prej tyre, ishin fëmijë ose familjarë të diplomatëve të rangut të tillë, që ruanin e shpërndanin ndjenja adhurimi për Jugosllavinë.

Rrjedhimisht, ata ishin të influencuar nga serbët dhe ishin indoktrinuar me antishqiptarizëm.

Detyra e tyre ishte:

-Kriminalizimi i shqiptarëve, veçanërisht nëpërmjet kriminalizimit të UÇK-së;

-Favorizimi i bartësve dhe trashëgimtarëve shqipfolës të jugosllavizmit, në punësim në nivele të larta në administratën shtetërore, në pushtimin e ambientit mediatik dhe në favorizim selektiv në fondet e shoqërisë civile, në projekte shpërfytyruese të identitetit të shqiptarëve dhe në mbrojtje të serbëve;

-Aktivitet shumë këmbëngulës në transormimin e fytyrës serbe: nga ajo e krimit gjenocidar-në fytyrë të viktimës;

Rezultatet ishin shume të frikshme: fatkeqësisht, edhe nga fondet e OKB-së dhe BE-së, shume para u investuan, që sot, në Gjykatën Speciale të Hagës, nëpërmjet idesë së shpërfytyrimit të UÇK-së, kombi-qytetërimi shqiptar të paraqitet para opinionit ndërkombëtar, si një shoqëri devijante-patologjike?!

Prandaj qytetërimi shqiptar duhet të këndellet dhe t’i dalë përballë në formë të organizuar e të bashkuar, këtij dimri të të gjatë e të ashpër poshtërues, të paraprojektuar aq dinakërisht nga serbët dhe miqtë e tyre, që arritën të fusin në grackë edhe segmente nga shtetet mbështetëse të shtetit të Kosovës, që nga paslufta e tutje…

Autor: Besim Zymberi
Shkrimi është marr nga llogaria e autorit në facebook.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]