Home Ferizaj Osmani: Marigona nuk ka qenë asnjëherë e lirë të flas me mua

Osmani: Marigona nuk ka qenë asnjëherë e lirë të flas me mua

by 05
0 comment

Pas përfundimit të dëshmisë së nënës së Marigona Osmanit, Valdete Osmani dëshminë para trupit Gjykues po e jep babi i Marigonës, Muhabi Osmani.

Në dëshminë e saj Valdete Osmani tha se që nga lidhja e vajzës së saj Marigonës me Dardan Krivaqen, vajza e saj asnjëherë  nuk ka qenë e lirë që të flas me te. Çdoherë ka qenë nën përcjelljen e ti dhe asnjëherë nuk e ka shprehur shqetësimin e saj edhe pse ne kemi pasur dyshimet se me të nuk është në rregull.

Krivaqa dhe Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Po vazhdon gjykimi ndaj të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të cilët akuzohen nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, lidhur me vrasjen dhe dhunimin e Marigona Osmanit.

Të akuzuarit në fjalën e tyre nuk kanë pranuar akuzën e cila ju ngarkohet. I akuzuari, Dardan Krivaqa ka shprehur ngushëllime lidhur me rastin e ndodhur dhe se nuk pajtohet me akuzën që i vihet nga ana e Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu fajësinë nuk e ka pranuar as i akuzuari i dytë Arbër Sejdiu. Në këto momente dëshminë e saj para trupit Gjykues po e paraqet nëna e Marigonës, Valdete Osmani.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]