Home Ferizaj “Ose 1500 euro për vizë, ose t’likuidoj”, ferizajasi kërcënohet dhe mashtrohet nga një person

“Ose 1500 euro për vizë, ose t’likuidoj”, ferizajasi kërcënohet dhe mashtrohet nga një person

by 05
0 comment

Vizat dhe rregullimi i dokumentacionit shumë herë janë bërë mollë sherri i përplasjeve, konflikteve e kërcënimeve të ndryshme. Viktimë e një rasti të tillë ka qenë edhe një 62-vjeçar, dje në orët e mëngjesit në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është kërcënuar nga i dyshuari, i cili ia ka kërkuar rreth 1500 euro për t’ia rregulluar një vizë, duke i dhënë ultimatum se nëse nuk i merr të hollat “të likuidoj”. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi’ të Ferizaj”, ku Policia edhe arriti ta arrestojë të dyshuarin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.D., i cili e ka kanosur seriozisht viktimën, derisa ende nuk dihen rrethanat të cilat i kanë paraprirë kërcënimit.

Pas shoqërimit në stacion policor, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprat penale “kanosje dhe mashtrim”.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]