Home Lajme Numërimi i shqiptarëve në Serbi: Të mbikëqyret nga ndërkombëtarët

Numërimi i shqiptarëve në Serbi: Të mbikëqyret nga ndërkombëtarët

by 05
0 comment

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se përkundër pengesave të shfaqura gjatë procesit të regjistrimit, shqiptarët janë aktivizuar në maksimum për një muaj rresht, që të regjistrohen të gjithë, e edhe ata që janë me banim të përkohshëm në Kosovë e diasporë.
Sot, kur po përfundon kur po përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë dhe pasurive në serbi, Kurti i ka shprehur mirënjohje tërë spektrit politik shqiptar anekënd, shoqatave, organizatave joqeveritare, klerikëve fetarë e në veçanti secilit regjistrues shqiptar për angazhimin e palodhur që për një muaj, për t’u regjistruar çdo shqiptar.
Duke përmendur deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Kurti ka apleuar bashkësinë ndërkombëtare që të monitorojë procesin e përpunimit të të dhënave.
“Jemi të vetëdijshëm që edhe përpunimi i të dhënave, proces në të cilin shqiptarët nuk do të kenë qasje, është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh deklaratat skandaloze të kreut të Serbisë se shifrat e paraqitura, ende pa përfunduar procesi, janë shifra të fryera nga shqiptarët, kërkojmë vëzhgim nga bashkësia ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti në shkrimin e tij në rrjete sociale.
Këto deklarata sipas Kurtit dëshmojnë se pse procesi i regjistrimit të popullsisë e pasurive, për shqiptarët ka rëndësi historike e kombëtare.
Ai i ka shprehur mirënjohje secilit shqiptar që duke marrë pjesë në regjistrimin në Serbi, ka dëshmuar se është aty.
“Të dashura motra e vëllezër nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, pranoni përshëndetjet e përzemërta të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe mirënjohjen time të thellë, për të gjithë shqiptarët atje, që me vendosmëri dëshmuat se jeni aty, e se jeni shumë më shumë se që ju paraqesin”, ka përfunduar Kurti.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]