Home Lajme Një jetë duke kërkuar drejtësi në mes të Beogradit për krimet serbe në Kosovë

Një jetë duke kërkuar drejtësi në mes të Beogradit për krimet serbe në Kosovë

by 05
0 comment

Që nga fillim vitet 90-ta të shekullit që kemi lënë pas, Stasha Zajoviq, me organizatën e saj “Gratë në të Zeza”, kërkon drejtësi për krimet e luftës në Kosovë. 69 vjeçarja nga Beogradi edhe sot vazhdon të kërkojë nga Serbia që t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës gjithandej Kosovës. Për këtë angazhim ajo ka qenë e nominuar për çmimin Nobel për paqe, si dhe është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare.Por, aktivizmi prej mbi 3 dekadash, i ka vënë në rrezik edhe jetën.

E sulmuar, kërcënuar me vdekje dhe e padëshiruar për shumëkë, edhe në vendin e saj. Kështu përshkruhet veprimtaria prej mbi tri dekadash e Stasha Zajoviq, aktivistes serbe për të drejtat e njeriut.

Mbi gjysmën e jetës së saj, shteti i tani 69 vjeçares ka qenë i përfshirë në luftëra, e Zajoviq ka vendosur të rreshtohet në anën e viktimave, përfshirë edhe ato në Kosovë.

“Ka qenë një kampanjë e madhe, “Ndal luftën në Kosovë”.

Aktivistja nga Beogradi, në mes të kryeqytetit serb ka organizuar shumë protesta, ku ka kërkuar drejtësi për krimet në Kosovë.

“Ky është aksioni ynë kur kemi kujtuar krimet në Kosovë, e organizuar në prillin e vitit 2019. Është në rrugën kryesore të Beogradit ‘Knez Mihajlova’. Ne kemi vendosur emrat e vendeve në Kosovë ku kanë ndodhur krimet dhe e kemi rikrijuar skenën e krimit, përmes një performancë arti. Për ne, ka qenë shumë e rëndësishme që në mes të Beogradit të tregojmë atë çfarë kanë përjetuar civilët në Kosovë”, ka thënë Zajoviq.


Stasha Zajoviq – organizata “Gratë në të zeza”

Zajoviq, aktivizmin e nisi në të 30-at, kur themeloi organizatën “Gratë në të Zeza”.

Prej asaj kohe, bashkë me të, dhjetëra gra e burra protestojnë në rrugë kundër krimeve të luftës, kundër mohimit dhe relativizimit të krimeve.

“Kjo është historike. Është një organizim i vitit 1995. Ky baner ka qenë një prej banerëve më të famshëm dhe njëkohësisht më të urryerit gjithandej në Serbi. Ata na e kanë shkatërruar atë, nuk e di se sa herë, mirëpo ne çdo herë e kemi rindërtuar, e rindërtuar”, është shprehur ajo.

Zajoviq ka përkrahur edhe protestat që i organizuan në Kosovë studentët në vitet e 90-ta.

Çdo ditë që studentët kanë protestuar në Prishtinë, të njëjtën gjë ajo tregon se e ka bërë në Beograd.

Gjithë ky angazhim kundër luftës e kundër regjimeve, asaj i ka sjellur edhe shumë kërcënime.

“Ne jemi sulmuar përgjatë aksioneve të solidarizimit me Kosovën, si dhe në aksionet e tjera kundër regjimit serb për krimet e kryera në luftë. Këto sulme kanë qenë nga aktorë shtetëror e jo shtetëror. Një prej përfaqësuesve të lartë të ministrisë së punëve të brendshme, na ka kërcënuar duke na dërguar mesazhe se do të na vrasë. Ka qenë një periudhë e rëndë, ata vinin këtu, para zyrave tona dhe organizonim aksione komplet ilegale kundër nesh. Shteti asnjëherë nuk ka reaguar për këto gjëra”, ka shtuar më tej.

Lufta në Kosovë, Zajoviq mendoi se do të jetë e fundit që do ta përjetojë.

Mirëpo, 69 vjeçarja tash po kundërshton pushtimin rus në Ukrainë.

Në zyrën e saj, ajo ka strehuar disa prej shtetasve rus të cilët kanë ikur nga shteti i tyre.

Ata, për të janë heronj.

“Dezertorët e luftës janë heronj. Ne i glorifikojmë ata, ne gjithmonë i kujtojmë ata. Për shembull çdo vit në maj, në Krushevc, sepse e dini që ajo gjatë luftës ishte një zonë ku mijëra djem janë mobilizuar për luftën në Kosovë, në vitin 1999 veçanërisht, ne mbështesim gratë, djemtë e të cilave kanë refuzuar që të shkojnë në Kosovë. Ata janë heronjtë tanë, veçanërisht nëse ne jetojmë në një vend agresor. Njëjtë është situata edhe tash në Rusi”, ka theksuar ajo.

Stasha Zajoviq është fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare për paqe, si dhe ka qenë e nominuar për çmimin Nobel.

Organizata e saj, “Gratë në të Zeza”, javën që shkoi ka shënuar 31 vjetorin e themelimit. /Dukagjini/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]