Home Ferizaj Një i arrestuar në Ferizaj për dhunë në familje

Një i arrestuar në Ferizaj për dhunë në familje

by 05
0 comment

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në Ferizaj një person në gjendje të dehur i cili pas një mosmarrëveshje i ka shkaktuar dhunë djalit dhe nuse së tij.

“Sot, rreth orës 00:45 të mëngjesit, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ” Riza Matoshi” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.Në lidhje me këtë policia e rendit menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin në gjendje të dehur N.D (M/K) i moshës 62 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me djalin dhe nusen e djalit të tij R.D (M/K) i moshës 37 vjeçar dhe  A.A ( F/K) e moshës 23 vjeçare shkakton dhunë në familje për të disatën herë. Në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, thuhet në njoftim.

Tutje njoftohet se Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj , mirëpo për shkak të gjendjes së tij të dehur policia nuk ka mundur të kryej intervistimin dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar  si ” Dhunë në familje”.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]