Home Kaçanik Nisin hetimet se si në Kaçanik, 192 qytetarë u helmuan nga uji

Nisin hetimet se si në Kaçanik, 192 qytetarë u helmuan nga uji

by 05
0 comment

Një delegacion qeveritar, kryesuar nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka qëndruar në Kaçanik pas shtimit të numrit të pacientëve të cilët, tashmë, pas rezultateve të IKSHPK-së, konfirmohet se janë helmuar prej ujit.

Në pesë ditët e fundit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Kaçanik kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 192 qytetarë, prej të cilëve shumica janë me simptoma të njëjta si: temperaturë, ethe, diarre, vjellje, mundim.

Lajmi i mirë është fakti se të gjithë qytetarët e trajtuar janë në gjendje të përmirësuar shëndetësore, pa asnjë referim për hospitalizim.

Nga mostrat e ujit të marra, analizat bakteriologjike kanë treguar se këto mostra të ujit nuk i plotësojnë standardet e ujit të pijshëm.

IKShKP ka rekomanduar raportimin e menjëhershëm të rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, pastaj qytetarët të vazhdojnë të informohen që uji që përdoret për pije dhe ushqim paraprakisht të vlohet, të instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor, të monitorohet cilësia e ujit, marrja e të gjitha masave për njoftim dhe vetëdijesim të qytetarëve për situatën e krijuar, si dhe rekomandim kryesor ky sistem të sanohet dhe të futet nën menaxhimin e KRU “Bifurkacioni”.

Përpos zv.ministres Gexha ka qenë edhe zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, deputetët, anëtarë të Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Mirsad Shkreta.

Të njëjtit tje janë takuar me kryetarin e Komunës Kaçanikut, Besim Ilazi, drejtoreshën e QRShP- Ferizaj, Dr. Sevdije Mehmetin, drejtorin e QKMF-së, Dr. Sinan Zenelin, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim është siguruar përkrahja nga niveli qendror dhe delegacioni nga Prishtina është informuar për së afërmi me ngjarjen dhe situatën.

Po ashtu, janë vizituar edhe disa burime e rezervoare shpërndarëse të ujit në fshatrat Dubravë e Biçec, të kësaj komune.

Ministria e Shëndetësisë thotë se do ta përcjellë me vëmendje situatën dhe bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucionet e tjera relevante për hulumtimin e mëtutjeshëm të rastit.

Ndërkohë, deri në sanimin dhe eliminimin e të gjitha problemeve me ujin, u bëhet thirrje qytetarëve të Komunës së Kaçanikut që, si masë preventive të vlojnë ujin, i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose të shfrytëzohen resurset e tjera që kanë ujë të sigurt.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]