Home Op/Ed Nisin ditët e ferrit për Evropën!

Nisin ditët e ferrit për Evropën!

by 05
0 comment
Kreshnik Osmani

Euro ka humbur 15% të vlerës së saj dhe tashmë barazohet me dollarin amerikan. Nuk ka dyshim se përplasja me Rusinë ka shkaktuar nisjen e ditëve të zeza për Euron dhe ky është vetëm fillimi i një pikiadë të frikshme, që nuk dihet ku e ka fundin. BE importonte gaz dhe naftë prej Rusisë dhe Rusia ka marrë prej fillimit të luftës e deri tani 93 miliard euro. Gjermania ishte importuesi i dytë më i madh.

Europa tashmë i drejtohet vendeve të Gjirit, dhe u thotë na jepni 93 miliard euro naftë dhe gaz që ta blejmë nga ju. Arabët i thonë, mirëse të vini, por nuk marrim euro duam dollarë. Europa shkon në Amerikë dhe i thotë ju lutemi na i bëni këto 93 miliard eurot dollarë. Problemi tani është se 93 miliard eurot nuk bëjnë më 110 miliadë dollarë, por bëjnë 93 miliard dollarë.

Vendet e tjera të shumta të botës, që kanë rezervat e tyre valutore në euro, nga frika se euro po humbet terren do të nisin të shesin me shpejtësi eurot dhe do të kërkojnë dollarë. Kjo do ta fundosë euron edhe më shumë dhe ky është shkurtimisht njëri prej skenarëve të tmerrshëm që sapo ka nisur në ekonominë e Europës.

Këto cuname të mëdha ekonomikë, do të shkaktojnë dallgë dhe postlëkundje të frikshme vecanërisht për barkat e vjetra dhe të shkatërruara të Ballkanit Perëndimor,

Kjo e bën emergjencë kombëtare, unifikimin e të gjitha energjive të Kombit për të parandaluar skenarë të mëdhenj të frikshëm që mund të na kushtojnë shumë, dhe ta projektojmë të ardhmen e vendit, sipas sfidave dhe tornadove të mëdha të frikshme që po vijnë në javët dhe muajt në vijim, përndryshe rrezikojmë shumë!

Po ju presim!

Autor: Kreshnik Osmani


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]