Home Lajme Nga sulmi prej vehabive imami është në rrezik për jetë. Ai ka pësuar tri fraktura në kokë dhe një në dorën e djathtë.

Nga sulmi prej vehabive imami është në rrezik për jetë. Ai ka pësuar tri fraktura në kokë dhe një në dorën e djathtë.

by 05
0 comment

Tre të pandehurit, B. M., 27 vjeçar, A. M., 29 vjeçar dhe Sh. M., 26 vjeçar, më datën 22 korrik të këtij viti dyshohet se e kanë sulmuar me mjete të forta imamin e Xhamisë në fshatin e tyre, Lupç të Podujevës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e këtyre lëndimeve, sipas Dosjes së Prokurorisë të siguruar nga KALLXO.com, imami është në rrezik për jetë. Ai ka pësuar tri fraktura në kokë dhe një në dorën e djathtë.

Dosja, po ashtu, tregon se tre të pandehurit, që gjenden në ndalim që nga orët e para të 22 korrikut, kanë pasur edhe më herët mosmarrëveshje me të dëmtuarin.

Madje, sipas Dosjes, kjo tregon rrezikun se të pandehurit mund të përsërisin veprat penale të njëjta apo të ngjashme, apo edhe të përfundojnë veprën e tentuar penale.

“Pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, sjellja e mëparshme e tyre, faktin se të pandehurit më herët kanë pasur mosmarrëveshje me të dëmtuarin – dëshmitarin Zeqir Berisha, i cili si pasojë e veprës penale gjendet në gjendje të rrezikshme për jetën, tregojnë rrezikun se të pandehurit mund të përsërisin veprat penale të njëjta apo të ngjashme, apo të përfundojnë veprën e tentuar penale”, thuhet në dosjen e siguruar nga KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët lidhur me rastin ku është treguar se si u sulmua imami i Xhamisë së Lupçit.

Imamit për lëndimet e rënda trupore, tri fraktura në kokë dhe një në dorë që ka pësuar, iu është dashur t`i nënshtohet edhe ndërhyrjes kirurgjike.

Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendet edhe në rrezik për jetë.

Tre të pandehurit, sipas Prokurorisë dyshohet se në bashkëkryerje dhe me dashje kanë tentuar që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin. Ata thuhet se e kanë goditur me mjete të forta të dëmtuarin, pra imamin e Xhamisë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datën 21 korrik 2022 rreth orës 22:00, te Xhamia në fshatin Lupç, Komuna e Podujevës, të pandehurit në bashkëkryerje, me dashje që ta privojnë nga jeta, e kanë goditur me mjete të forta të dëmtuarin – dëshmitarin, Zeqir Berisha, Imam i Xhamisë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në dosje.

Lidhur me rastin kishte reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK). Ata kishin dënuar sulmin që ishte bërë ndaj Berishës dhe sulmin ndaj tij e kishin cilësuar si akt të papranueshëm.

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe sulmin mbi imamin e xhamisë së fshatit Lupç, të komunës së Podujevës, Zeqir ef. Berishës. Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar”, thuhej në reagimin e BIK-ut.

Tutje, ishte thënë se sulmi ndaj imamit si autoritet është sulm ndaj vlerave dhe misionit që përfaqëson, rrjedhimisht edhe sulm ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Imami është autoriteti më i lartë fetarë në xhematë, andaj atakimi i tij është atakim i vlerave dhe misionit që përfaqëson ai, e në këtë rast është edhe atak mbi Bashkësinë Islame të Kosovës”, thuhej më tej në komunikatë.

BIK potencoi se mbështesin dhe i qëndrojnë afër imamit, kurse nga xhemati kërkojnë që të distancohen nga autorët e sulmit.

Po ashtu, nga organet e drejtësisë kërkojnë që të japin vendimet e duhura.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]