Home Mix Nga sekretet e psikologjisë

Nga sekretet e psikologjisë

by 05
0 comment

1- Pse shpeshherë nuk na vjen në mendje përgjigja e duhur derisa situata të përfundojë dhe të pendohemi?

Arsyeja: sepse mendja ndalon së menduari në momentin e ngarkesës emocionale. Pra, mendja nuk funksionon nën presion.

Zgjidhja: njeriu duhet që të stërvite mendjen e tij për të kontrolluar emocionet mbi pozicionin e tij të ndjenjës së momentit.

2- Personat që kritikojnë më së shumti pamjet dhe format e veshjes së të tjerëve, janë më të këqijtë në shije mes tyre dhe përdorin metodën e përqeshjes për të kompensuar mangësitë brenda tyre!

3- Njerëzit që kritikojnë çdo gjë të madhe dhe të vogël vuajnë nga probleme në nivelin e vetëbesimit dhe nëse janë miqtë tuaj ndikojnë negativisht në suksesin tuaj. Dhe, jo vetëm por, ata ndikojnë edhe në gjithë jetën tuaj.

4- Jeni vetë ju ai që krijon egon e të tjerëve në mënyrën se si silleni me ta.

5- Ne kemi nevojë për mosmarrëveshje ndonjëherë për të ditur se çfarë fshehin të tjerët në zemrat e tyre. Në rast mosmarrëveshje mund të gjesh atë që të befason për të mirë ose për të keq. Zemërimi ekspozon moralin.

6- Forca e karakterit nuk do të thotë të kontrolloni të tjerët. Por, më tepër ka të bëjë me atë se si njerëzit ju shohin. Pra, kur ata ju shohin si një person të fortë, të ekuilibruar dhe ju besojnë juve, opinioneve dhe vendimeve tuaja.

7- Personi që inatoset me ju dhe më pas kthehet të flasë me ju pa kokëfortësi apo nervozizëm, është një personalitet i pastër dhe i ndershëm dhe është personi që më së paku duhet ta humbni. Ai është personi më besnik.

Më në fund, kur të hiqni dorë nga varësia ndaj diçkaje! Gjëja e parë me të cilën do të përballeni është të mendoni për të në kohën tuaj të lirë. Andaj, nëse e vret boshllëkun, fiton!

Perktheu Artan Musliu


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]