Home Rajon & Botë New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

by 05
0 comment

Diplomatët perëndimorë pyesin nëse Rusia po përdor Serbinë për të krijuar mosmarrëveshje në Evropë dhe për të krijuar konflikte të reja midis vendeve të ish-Jugosllavisë, në mënyrë që të largojë vëmendjen e NATO-s nga lufta në Ukrainë, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç hedh poshtë etiketën se ai, sipas fqinjëve, është “Putin i vogël”(etiketim nga Albin Kurti) me qëllime agresive, shkruan gazeta amerikane New York Times.

Gazeta shkruan se frika nga ndikimi rus në Serbi është shtuar për shkak të tensioneve të javës së kaluar lidhur me çështjen e targave në Kosovë, e cila ka sjellë protesta, barrikada dhe të shtëna me armë.

Mediat ruse prej muajsh kanë publikuar raporte nxitëse për represionin e serbëve në Kosovë dhe Bosnjë, sipas NYT, dhe vlerësojnë se ato përfaqësojnë “një përsëritje të propagandës ruse për vuajtjet e rusëve etnikë që jetojnë në Ukrainë”, e cila “frymëzoi nacionalistët serbë të linjës së ashpër, pro-ruse”. raporton agjencia Beta.

“Rusia llogarit se sa më shumë kohë Perëndimi të kalojë duke djersitur në Ballkan, aq më pak kohë do të jetë në gjendje të kalojë duke djersitur në oborrin e shtëpisë së Rusisë”, tha për gazetën amerikane Vuk Vuksanoviç, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Refuzimi i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, shkruan NYT, ka shkaktuar kritika nga ata që besojnë se Vuçiç po punon në favor të Kremlinit.

Në prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e quajti Vuçiçin “një Putin i vogël nga Serbia”, duke shtuar se Serbia “mbeti i vetmi vend në Evropë që refuzoi të vendoste sanksione ndaj Rusisë”.

Vuçiç i hodhi poshtë këto akuza, kujton gazeta e New Yorku-t.

Ai tha se “Kurti dëshiron të jetë një ‘Zelensky i vogël’ që lufton kundër një ‘Putini të vogël’”, dhe për këtë arsye e paraqet atë si një “nacionalist të tmerrshëm” që dëshiron të hyjë në luftë me të gjithë”, gjë që “nuk është aspak e vërtetë”.

Gazeta ka kujtuar edhe deklaratën e fundit të përfaqësuesit të Partisë Progresive Serbe në parlament, Vladimir Gjukanoviç, për “denazifikimin” në Ballkan dhe e krahasoi atë me synimet e Rusisë në Ukrainë dhe idenë e “Serbisë së Madhe” nga vitet 1990, të cilat Vuçiç i quajti “të papërgjegjshme”. /tesheshi.com/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]