Home Lajme Në Kosovë, tri herë më pak bebe se në vitet 90 /Video/

Në Kosovë, tri herë më pak bebe se në vitet 90 /Video/

by 05
0 comment

23 jetë të reja të lindura në QKUK që nga mesnata e së martës e deri më tani janë banorët më të rinj të popullsisë së Kosovës.

E, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave  për tetëmujorin e këtij vitit kanë lindur 17 mijë e 620 foshnja, raporton “Klan Kosova”.

Veçse, përkundër që në Botë ka trend pozitiv të rritjes së natalitetit, në Kosovë vërehet rënie.

U.D së Kryeshefit të ASK-së, Ilir Berisha tregon se  një nënë në vitet e 90-ta ka lindur 6 fëmijë, derisa në 2011 kjo normë ka rënë në 2.4 dhe në 2021 në 1.78.

Ndërkaq gjatë 2011 janë lindur 34 mijë bebe dhe në 2021 ky numër ka rënë në 29 mijë.

Për drejtuesin e ASK-së Kosova këtë fazë tranzicioni sa i përket demografisë po e kalon më shpejt krahasuar me shtetet e BE-së. Emigrimi i të rinjve, gjendja ekonomike dhe mungesa e politikave të mira sociale sidomos për gratë,  po konsiderohen si faktorë kyç.

Për këtë fakt u shpreh i shqetësuar edhe krye kuvendari, Glauk Konjufca në një tryezë të mbajtur për këtë punë e ku potencoi se nga vitet e 80-ta që ishin 2 milionë banorë, Kosova tani ka më 400mijë më pak.

Derisa, Kryetarja e Këshillit Për Zhvillim të Qëndrueshëm, Fatmire Kollaqaku  tha se duhen politika stimuluese për të rinjtë. /Klankosova.tv


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]