Home Lajme NATO rrit përkohësisht numrin e ushtarëve të saj në Kosovë

NATO rrit përkohësisht numrin e ushtarëve të saj në Kosovë

by 05
0 comment

Numri i ushtarëve nën strukturën e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) do të rritet përkohësisht për shkak të stërvitjes që do mbahet më 27 shtator – 2 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga NATO-KFOR thuhet se për shkak të stërvitjes që do të zhvillohet për njësitë rezervë gjatë periudhës 27 shtator – 2 nëntor, do të shënohet rritje në numrin e ushtarëve të KFOR-it në terren.

Njësia ushtarake që do të vijë para stërvitjes më 11 shtator nga Britania e Madhe do të zhvillojë aktivitete harmonizuese me personelin e KFOR-it.

Në stërvitje do të zhvillohen trajnime për të vazhduar nivelin e lartë përgatitës të KFOR-it. Në fund të stërvitjes njësia e ardhur nga Britania do të largohet nga Kosova dhe do të kthehet në vendin e saj.

KFOR u formua me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas luftës Kosovë-Serbi në vitin 1999 me qëllim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

KFOR-i, së fundmi deklaroi se është i gatshëm të ndërhynte në rast të prishjes së stabilitetit në Kosovë pas tensioneve të shënuara së fundmi në muajin korrik mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve dhe targave të automjeteve.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]