Home Mix Myslimani njëmbëdhjetëvjeçar shënon IQ më të lartë se Ajnshtajni dhe Hawkingua

Myslimani njëmbëdhjetëvjeçar shënon IQ më të lartë se Ajnshtajni dhe Hawkingua

by 05
0 comment

Njëmbëdhjetë vjeçari Yusuf Shah, nga Leeds sipas testimit të Mensa-s IQ, është njeriu më i zgjuar në botë.
Me 162 pikët e arritura në test Yusufi 11 vjeçar doli të jet njeriu me koeficientin e inteligjencës më të larti, pasi vlerësohet se IQ e Albert Einstein dhe Stephen Hawking ishte rreth 160.
“Të gjithë në shkollë mendojnë se jam shumë i zgjuar dhe gjithmonë kam dashur të di nëse hyj në 2% e njerëzve që bëjnë testin Mensa”, tha ai për Yorkshire Evening Post.
Prindërit e tij vendosën ta përgatnin për testin Mensa derisa në të njëjtën kohë përgatiteshin për provimet e pranimit në shkollën e mesme.
“Është një provim i vështirë,” thotë Irfani, babai i Yusufit. “Ne vazhduam të bënim atë që bëjmë normalisht për testin e inteligjencës, asgjë specifike. Unë ende i them atij se babai yt është më i zgjuar se ti. Ne të gjitha i marrim me qetësi. Edhe nëse je i talentuar, duhet të jesh punëtor i madhi”, shtoi ai.
Yusufi, dëshira e të cilit është të studiojë matematikë në Oksford ose Kembrixh, tregoi shenja të inteligjencës që në moshë të re, tha Irfan.
“Ai thjesht ka këtë sens të natyrshëm të matematikës. Edhe mësuesit e tij thonë se nuk kanë çfarë ta mësojnë, ai tashmë di gjithçka”, përfundoi babai i Yusufit.

Sana, nëna e Yusufit, pranoi se ishte e shqetësuar kur djali i saj hyri në një dhomë plot me testues të IQ-së. Ajo ishte e shqetësuar se djali i saj do të frikësohej nga të rriturit në qendër. Megjithatë, Yusufi dëshmoi të kundërtën dhe ia doli ta bëjë krenare nënën e tij.
Yusufit kënaqet me çdo gjë që i stimulon trurin. Fillimisht filloi të luante me kubikët e Rubikonit në janar të këtij viti pasi e pa një të tillë në shtëpinë e shokut të tij dhe në fund të muajit mund t’i zgjidhte lehtësisht kubat pa vështirësi. Vëllai më i vogël Khalid, 8 vjeç, gjithashtu shpreson të kalojë testin e Mensa-s kur të jetë më i madh, por tashmë ka filluar të ndjekë hapat e vëllait të tij me interes për kubat e Rubikonit.
Në vitin 2019, kur Yusufi ishte 7 vjeç, ai zbuloi një fenomen matematikor që tani quhet “Rregulli i Sheshit të Yusufit”. Babai Irfan kontaktoi një profesor të matematikës në Universitetin e Kembrixhit, të cilit i ofroi një shpjegim për këtë fenomen.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]