Home FerizajArt & Kulturë ‘Mural Fest’ organizon diskutim publik, në Ferizaj

‘Mural Fest’ organizon diskutim publik, në Ferizaj

by 05
0 comment

Mural Fest Kosova fton qytetarët e Ferizajt të marrin pjesë në Diskutimin Publik me temën ARTI PUBLIK: NDIKIMI I MURALEVE DHE FORMAVE TJERA TË ARTIT PUBLIK NË KRIJIMIN E IDENTITETIT KULTUROR TË QYTETIT TË FERIZAJT.

Në këtë diskutim do të jenë në panel përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, si dhe njohës të artit publik dhe planifikimit urban. Këtij aktiviteti i paraprin anketa që është duke u zhvilluar online dhe të gjeturat nga kjo anketë të prezantohen paraprakisht dhe do të diskutohen më gjerë me qytetarë dhe përfaqësues nga komuniteti artistik e organizata jo-qeveritare lokale. Ekipi ynë është i interesuar të dijë mendimet e qytetarëve rreth punës që është bërë deri më tani sa i përket artit publik në qytet, por jemi të hapur edhe për sygjerimet që pjesëmarrësit mund të kenë, në mënyrë që të krijojmë një planprogram sa më gjithpërfshirës për vitet e ardhshme.

Ky diskutim po mbahet sot me fillim nga ora 17:00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

/Gazeta Express


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]