Home Lajme Moti në Kosovë më 2 dhe 3 shtator

Moti në Kosovë më 2 dhe 3 shtator

by 05
0 comment

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për gjendjen e motit në dy ditët e ardhshme, 2 dhe 3 shtator, në vend.

Nesër është thënë se në pjesën e parë të ditës do të jetë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ndërsa për pasnesër, IHMK ka thënë se do të jetë mot me vranësira, relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje Insituti ka njoftuar se sot ka filluar stina e vjeshtës meteorologjike dhe ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike vetëm se po vërehen, si në reshje, ashtu edhe në ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]