Home Lajme Moti në Kosovë këtë fundjavë, të dielën në viset malore do të bjerë edhe borë

Moti në Kosovë këtë fundjavë, të dielën në viset malore do të bjerë edhe borë

by 05
0 comment

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër do mbajë mot kryesisht i vranët dhe në disa vende me riga shiu.

Në njoftim bëhet e ditur se të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin mes 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 13-15 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”- njofton IHMK-ja.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]