Home Lajme Mosprezenca e ministrit Murati javën e kaluar në Komision, temë diskutimi edhe sot

Mosprezenca e ministrit Murati javën e kaluar në Komision, temë diskutimi edhe sot

by 05
0 comment

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është duke raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Murati kishte qenë i ftuar në këtë komision për shqyrtimin e raportit të auditimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2021 javën e kaluar. Por edhe pse ishte konfirmuar pjesëmarrja e tij, ministri Murati nuk kishte ardhur për raportim për shkak të një vizite në Portin e Durrësit.

Mosprezenca e ministrit shkaktoi zhurmë të madhe nga opozita.

Deputeti Hajdar Beqa kishte filluar që në fjalimin e tij të përdorë edhe fjalë fyese.

“Përveç se jeni të padijshëm, jeni analfabet funksional. Duhet me ju ardh marre ku e keni pru vendin e popullin. Me shku në psikiatri nuk ju lëshojnë prej spitalit. Ju ma shumë keni nevojë për diagnoza psikiatrike” – tha ai.

Sot, gjatë mbledhjes së këtij komisioni deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Halil Thaçi, kërkoi arsyetim nga kryetarja e komisionit për mbylljen e mbledhjes javën e kaluar.

Kryetarja Hykmete Bajrani tha se ‘situtata eskaloi, ministri nuk ishte prezent’ dhe nuk kishte njoftuar për mosardhjen e tij.

“Ministër, na tregoni kënd e keni informuar që nuk vini. Unë personalisht nuk kam pas e-mail. Stafi thonë që nuk kanë pas e-mail. Na trego kënd e keni informuar”- tha Bajrami.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se i vjen keq për moskomunikim për këtë çështje.

“Kabineti ka informuar. Koordinatori i bënë këto çështje, kabineti ka kontaktuar që ministri nuk mundet me ardh. Kabinetit i është thënë që nuk mund të shtyhet. Më vjen keq që nuk ka komunikim”-tha Murati./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]