Home Op/Ed Mjaft vepruam si individë!

Mjaft vepruam si individë!

by 05
0 comment

Kombi ka nevojë për mendësi të reja pragmatiste që zgjidhin problemet.

Duhet urgjentë të shkarkohen Qeveria e Edi Rames dhe Qeveria e Albin Kurtit .

Kto dy qeveri nuk po e zgjidhin nyjen e problemit kombëtar por po i komplikojnë situatat dhe po krijojn polarizime të mëdha ndërmjet kombit shqiptarë .

Të formohen Qeveri Kombëtare në Tiranë dhe Prishtinë që na dergojnë drejtë Bashkimit dhe Sigurisë Kombëtare të Kombit Shqiptarë.

Ata sot duan ta detyrojnë patriotizmin të heshtë.

Ndodhemi nën presionin e fuqishëm psikologjik të goditjes në front me anë të luftës hibride të shteteve sllave të Lindjes për të raskapitur dhe ç’kurajuar përpjekjet kombëtare, duke tentuar ta shtyjnë politikën dhe patriotizmin në rrugë të gabuara, për të shpezuar pa efektivitet energjitë dhe fuqinë kombëtare, për të hequr dorë nga aspirata e popullit për bashkim kombëtar.

Lufta hibride kundër kombit shqiptar po nxit mosbesimin dhe kapitullimin duke ngritur barriera të fuqishme, për ta mbajtur kombin të coptuar dhe të nëpërkëmbur. Kështu ka ndodhur, kështu po ndodh, në thelb asgjë nuk ka ndryshuar. Shtetet rajonale në kufijtë e kombit shqiptar armatosen përditë, duke u kthyer në kërcënim serioz kundër çështjes shqiptare dhe ardhmërisë kombëtare. Jemi kombi më i paarmatosur në Evropë.

Jetojmë në një mjedisi gjeopolitik me shumë probleme, ku nuk mund të flitet për paqe, siguri dhe bashkëjetesë, por të kërcënuar me rrezikun e ballafaqimeve hibride dhe ushtarake, që synojnë nëpërkëmbjen e kombit shqiptar. Në rivalitetin global dhe rajonal jemi nën ndikimin e fortë të vatrave të nxehta të luftës, të emigracionit të pandalshëm, të cilat shtojnë rrezikun ndaj kombit shqiptar në konflikte të mundshme ushtarake me synime goditjen dhe “pushtimin në paqe”.

Nuk po mallkojmë errësirën shekullore që na detyroi të mbijetojmë përmes tragjedive të mëdha, por po synojmë të ndezim një dritë qiriri dhe shprese për të dallë nga errësira në dritën e diturisë dhe të shpëtimit

Autor: Hyzri Salihu

16.09.2022


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]