Home Lajme Miratohet projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë, ministri Aliu jep detaje për projektin e madh 

Miratohet projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë, ministri Aliu jep detaje për projektin e madh 

by 05
0 comment

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar sot projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Pak minuta pas miratimit, ka reaguar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ai ka dhënë detaje për nisjen e kësaj rruge, koston dhe qëllimin e madh.

“Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua Projektligji për Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove në mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore.

Kosto totale për realizimin e Studimit te Fizibilitetit dhe hartimit të Projekt – Idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë, parashikohet të jetë rreth 1,980,000 (një milion e nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë do të ndaj shumën prej 1,000,000 (një milion) Euro, ose rreth 51% të kostos totale, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës do të ndaj shumën prej 980,000 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro, ose 49% të kostos totale.

Kjo kosto është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe me autorizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të barten në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, për t’u përdorur si bashkëfinancim në realizimin e këtij projekti” shkruan Aliu në njoftim./Indeksonline/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]