Home Lajme Ministria e ‘Pfizerit’ kërcënon për shtrëngimin e masave! 

Ministria e ‘Pfizerit’ kërcënon për shtrëngimin e masave! 

by 05
0 comment

Në 2184 ka shkuar numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë. Ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Indeksonline thonë se po analizojnë trendet në vendet e rajonit tonë, si dhe shtetet ku kemi mërgatë.

Siç tregojnë nga MSH, të gjithë trupat relevante në gatishmëri dhe reagim ndaj Covid-19 janë në konsultime të vazhdueshme.

“Situata me COVID-19 po përcillet në baza ditore. IKShPK përveç grumbullimit të të dhënave, analizon edhe të dhënat dhe trendet nga vendet tjera, me fokus të veçantë në vendet e rajonit tonë, si dhe shtetet ku kemi mërgatë”.

Deri më tani nuk ka shtrëngim të masave mbrojtëse, por se nga MSH thonë se ndryshimi eventual i masave do të dalë nga rekomandimet e ekspertëve.

“Ndryshimi eventual i masave do të dalë nga rekomandimet e ekspertëve. Masat aktuale në fuqi, rekomandojnë bartjen e maskës në mjedise të mbyllura dhe krahas kësaj vaksinimi”.

MSH, u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, sepse kjo është masa më efektive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, zhvillimit të formave të rënda të saj dhe vdekjeve.

“Situata është nën menaxhim permanent dhe ngarkesa spitalore e përballueshme”, njofton Ministria e Shëndetësisë./Indeksonline/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]