Home Lajme Ministri i ‘opozitës së’ Albin Kurtit, Murati tregon kujt nuk i dolën sot rrogat

Ministri i ‘opozitës së’ Albin Kurtit, Murati tregon kujt nuk i dolën sot rrogat

by 05
0 comment

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se sot është bërë ekzekutimi i pagave të punonjësve publikë, por, sipas tij, jo të gjithë i kanë marrë rrogat.

Sipas ministrit kjo ka ndodhur për shkak të situatës së krijuar me grevat që kanë nisur më 25 gusht.

“Greva e deklaruar në fund të muajit gusht ka krijuar nevojën që të riprocesohen llogaritjet për disa organizata buxhetore.

Ne kemi bërë kërkesë nga organizata buxhetore që të përditësojnë listat por vonesa në këtë proces ka pamundësuar  gjithë procedimin e pagave ditën e sotme” – tha ministri në një konferencë për media.

I pyetur nëse kanë kërkuar listë të punonjësve që kanë marrë pjesë në grevë, ministri Murati tha se nga zyrtarët administrativë kanë kërkuar të tregojnë ata që janë duke punuar.

“Nuk është kërkuar listë e grevistëve. Në Thesar janë mbi 27 mijë persona që janë pjesë e SBASHK-ut. Nga komunat kemi marrë përgjigje që stafi mësimor janë në pushim e jo në grevë. UP është deklaruar po ashtu që janë në pushim e jo grevë. Ka mësimdhënës që haptas janë deklaruar kundër grevës” – theksoi ministri.

Ministri theksoi se çdo person që ka qenë në grevë dhe ata që do ta vazhdojnë grevën do të trajtohet në bazë të Ligjit për grevën.

Lidhur me kërkesat e sindikatave për dialog me Qeverinë, ministri Murati tha se janë për dialog porse “nuk mund të kemi  një të tillë me këta persona që shkojnë duke i rritur kërkesat pavarësisht se u janë plotësuar”.

“Në situata kaq delikate vijnë me kërkesa të tilla e kërcënime, shantazhe, në kurriz të fëmijëve. Këto nuk mund t’i pranojmë” – tha ai.

“Unë jam i bindur që nesër të gjithë mësimdhënësit do jenë në vendin e punës” – shtoi ministri, i cili u bëri thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]