Home Lajme Mëditjet që morën stafi i Kurtit dhe zv.kryeministrave për gjashtë muaj

Mëditjet që morën stafi i Kurtit dhe zv.kryeministrave për gjashtë muaj

by 05
0 comment

Afër 15 mijë euro kanë marrë mëditje për udhëtime jashtë vendit për gjashtë muaj, stafi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrave, Besnik Bislimi dhe Emilija Rexhepi.

KALLXO.com ka siguruar listën e mëditjeve të kabinetit të kreut të ekzekutivit, Albin Kurti, zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministres së tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

Nga janari deri më muajin qershor të këtij viti, stafi i udhëheqësve institucionalë kanë marrë në total 14 mijë e 846 euro e 82 centë.

Zyra e Kryeministrit ka deklaruar për KALLXO.com, se Kryeministri Albin Kurti, nuk merr mëditje, ndërsa sipas tyre, i vetmi kompensim për stafin e Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrave janë mëditjet që realizohen si përfitime gjatë udhëtimeve jashtë vendit në bazë të udhëzimit administrativ.

Në bazë të vlerës së marrjes së mëditjeve, më shumë sosh mori stafi i Kurtit, pasuar nga ai i zëvendëskryeministrit Bislimi dhe më pas i zëvendëskryeministres Rexhepi.

Ndonëse shefi i tyre nuk merr mëditje, stafi i kryeministrit Kurti për gjashtë muaj ka marrë 8 mijë e 607 euro e 38 centë.

Grafika: KALLXO.com

Vlerën më të madhe të mëditjeve për periudhën janar – qershor 2022 në kabinetin e kryeministrit Kurti e ka marr Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit, në vlerë prej 2 mijë e 152 euro.

Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit Kurti për periudhën janar – qershor ka marrë mëditje në vlerë prej 1 mijë e 855 euro, Përparim Kryeziu zëdhënës i Qeverisë për këtë periudhë ka marrë mëditje 170 euro, Fllanza Podrimja, këshilltare politike e kryeministrit ka marrë mëditje në vlerë prej 807 euro, Vale Gjonbalaj zyrtare e lartë ekzekutive e kryeministrit ka përfituar mëditje në vlerë prej 191 euro e 50 centë, Rina Zhitia asistente e lartë administrative në Sekretariatin koordinues Ndërqeveritar ka marrë mëditje në vlerë prej 234 euro.

Mëditje kanë përfituar edhe Lulzon Jagxhiu këshilltar politik i kryeministrit në vlerë prej 1 mijë e 234 euro e 38 centë dhe Patrik Domi fotografi i kryeministrit ka përfituar nga mëditjet 1 mijë e 963 euro e 50 centë.

Përfitues të mëditjeve janë edhe zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Emilija Rexhepi.

Në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, më shumë mëditje mori vetë ai, në vlerë prej 1 mijë e 955 euro e 62 centë.

Grafika: KALLXO.com

Shefja e kabinetit të zëvendëskryeministrit Bislimi, Kaltrina Zeka renditet e dyta, duke marrë mëditje në vlerë prej 1 mijë e 503 euro e 26 centë.

Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Bislimi ka përfituar 177 euro e 60 centë, Mehdi Sejdiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit ka përfituar 483 euro e 70 centë dhe Agnesa Jashari këshilltare politike e zëvendëskryeministrit ka përfituar 266 euro e 40 centë.

Vlera totale e mëditjeve të Bislimit dhe stafit të tij është 4 mijë e 386 euro e 58 centë.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka përfituar mëditje për udhëtime jashtë vendit në vlerë prej 606 euro e 42 centë.

Grafika: KALLXO.com

Melisa Azizovic, shefe e kabinetit të zëvendëskryeministres, për 6 muaj ka marrë mëditje në vlerë 180 euro, Almedina Salihi asistente e lartë ekzekutive e zëvendëskryeministres ka marrë mëditje në vlerë prej 516 euro e 42 centë, Rejhan Abdi, këshilltar politik i zëvendëskryeministres ka marrë mëditje në vlerë prej 213 euro e 60 centë dhe Nermina Aliti Hameli zyrtare e lartë e protokollit të zëvendëskryeministres ka marrë mëditje në vlerë prej 336 euro e 42 centë.

Vlera totale e mëditjeve të zëvendëskryeministres dhe stafit të saj është 1 mijë e 852 euro e 86 centë.

KALLXO.com, ka drejtuar kërkesë për qasjen në dokumente publike edhe për mëditjet e zëvendëskryeministres së dytë, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë ofruar qasje në dokumentet e kërkuara.

KALLXO.com në korrik të vitit të kaluar kishte raportuar për emrat e zyrtarëve politikë dhe administrativ në kabinetin e kryeministrit Kurti dhe rrogat e tyre.

Qeveria Kurti 2 u formua më 22 mars të vitit 2021, pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit që u mbajtën vitin e kaluar./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]