Home FerizajEkonomi Mbi 2500 familje me mbi 10 mijë anëtarë marrin ndihmë sociale në Ferizaj

Mbi 2500 familje me mbi 10 mijë anëtarë marrin ndihmë sociale në Ferizaj

by 05
0 comment

Agjencia e Statistikave të Kosovës në Buletinin Tremujor tregon se në muajin qershor të vitit 2022 në Rajonin e Ferizajt kanë qenë të regjistruara 2528 familje që marrin ndihmë sociale, raporton TV TEMA.

Krahasuar me muajt e parë të vitit, sipas këtyre të dhënave ka rënie të familjeve që marrin ndihmën sociale.

Në dallim prej rajoneve tjera, vetëm në Prishtinë dhe Mitrovicë ka më shumë familje të regjistruara që marrin ndihmë sociale.

Në gjithë Kosovën sipas ASK-së janë 25.444 familje me ndihmë sociale.

Duke u bazuar në këtë raport, në rajonin e Ferizajt janë 10.347 persona që marrin ndihmë sociale teksa në gjithë Kosovën janë 100 mijë e 395 persona./tvtema/

Detajet:

https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/buletini-tremujor-tm2-2022


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]