Home Ferizaj Lokalizohet zjarri që kaploi depon e hekurishtes në Ferizaj

Lokalizohet zjarri që kaploi depon e hekurishtes në Ferizaj

by 05
0 comment

Zjarri i cili kaploi një depo të një hekurishteje gjatë ditës së sotme në fshatin Bibaj në Ferizaj është lokalizuar.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai po ashtu ka treguar se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Sipas Veselit, Policia ka pranuar informacion për rastin rreth orës 13:40.

“Sot, rreth orës 13:40 kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte është një zjarr”, ka thënë ai.

Tutje Veseli ka treguar se patrullat e policisë dhe zjarrfikësit e Ferizajt kanë dalë në vendin e ngjarjes./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]