Home Lajme Liberalizimin i pritshëm i vizave për Kosovën: mos ndoshta në “kohën e gabuar”?!

Liberalizimin i pritshëm i vizave për Kosovën: mos ndoshta në “kohën e gabuar”?!

by 05
0 comment

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Prishtinë, njëherësh analisti Nexhmedin Spahiu, tha se në vitin e parë pas miratimit të liberalizimit të vizave, deri në 500 mijë qytetarë mund të largohen nga Kosova.

Ai ka thënë se shumica e të rinjve duan të shkojnë në Perëndim sepse nuk shohin ndonjë perspektivë në Kosovë.

“Pothuajse nga çdo familje, të paktën një anëtar jeton dhe punon në vendet e Evropës Perëndimore. Nëse, siç është paralajmëruar, Bashkimi Evropian vendos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit, 100,000 qytetarë do të largohen nga Kosova në tre deri në katër muajt e parë dhe 300,000 deri në 400,000 banorë të tjerë do të largohen nga Kosova në disa valë gjatë vitit të ardhshëm”, tha Spahiu.

Sipas tij, Kosova do të mbetet pa fuqi punëtore dhe do të përgjysmohet numri i studentëve, “të cilët do të ndërpresin studimet për punë dhe do të shkojnë në Perëndim”.

“Përveç të rinjve, nga Kosova do të largohen edhe ekspertë të paguar keq. Në mesin e qytetarëve ekziston besimi se Kosova nuk mund të bëhet një shoqëri demokratike në të cilën njohuritë dhe ekspertiza do të vlerësohen. Çdo qeveri zgjedh të paaftët dhe joprofesionistët në poste të përgjegjshme, ndërsa të aftët dhe të arsimuarit mbeten anash. Problemet sociale dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen shumica e banorëve të Kosovës janë të pazgjidhshme për shumicën e tyre dhe e vetmja rrugëdalje është të shkojnë në vendet e BE-së”, argumetoi ai.

Vetëm sipas të dhënave të Odës së Mjekësisë, në katër vitet e fundit kanë lënë Kosovën 580 mjekë.

Komisioni Evropian të premten ka konfirmuar rekomandimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ata vlerësuan se rekomandimi i vitit 2018 mbetet “plotësisht i vlefshëm”.

Duhet kujtuar se e njëjta gjë është dhe në Shqipëri; të njëjtat arsyetime mbi arsyet e ikjeve, por dhe e njëjta psikozë ikjeje.

Edhe pse Kosova udhëhiqet nga një forcë e re e nga nnjë kryeministër më shpresëndjellës, pra Albin Kurti, kjo nuk e ka ndryshuar situatën mentale në Kosovë apo perceptimin e keq mbi udhëheqësinë qeverisëse si shkaktare të ikjeve.

Gjithsesi, ikjet nuk kanë nisur me Albin Kurtin, por me Isa Mustafën, duke vijuar me Haradinajn.

Po ndërkohë në Shqipëri, vizat janë liberalizuar në 2010-ën dhe në atë kohë ikjet nuk ishin lajm. E kundërta madje. Si pasojë e krizës në Greqi e Itali, të ndodhura dhe brenda recesionit global të 2008-ës. pati shumë kthime emigrantësh, të cilët në vitet pasuese do e linin sërish Shqipërinë. /tesheshi.com/  


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]