Home Ferizaj Lajmëroi dy herë rrejshëm, gruaja në Ferizaj përfundon në mbajtje

Lajmëroi dy herë rrejshëm, gruaja në Ferizaj përfundon në mbajtje

by 05
0 comment

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua për ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm’’.

Me datën 05.09.2022 në ora 22:30, personi me inicialet S.K ( F/K) e moshës 38 vjeçare kishte raportuar në Policinë Rajonale të Ferizajt, se në një lokal në rrugën ‘’Bajram dhe Gursel Sylejmani ‘’ në Ferizaj , sipas saj kishte pa një person duke nxjerrë një armë zjarri nga sirtari i banakut.

“Policët e rendit dhe hetuesit e stacionit në Ferizaj, nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj,  i kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimin, duke kontrolluar personelin dhe lokalin, mirëpo aty nuk kanë gjetur asgjë”,njofton Policia. 

E njëjta prapë e ka përsëritur denoncimin e njëjtë se në këtë lokal ka armë zjarri. Policia edhe me datën 06.09.2022 i kanë kryer kontrollet e nevojshme, mirëpo nuk është gjetur asgjë.

“Policia e Ferizajt nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm ka nisur hetimet ndaj personit anonim që ka lajmëruar policinë dhe pas një pune hetimore, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarën dhe vendin e ndodhjes së saj, e cila më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim .

Pas intervistimit nga hetuesit policor, ajo në tërësi e ka pranuar veprën, ndërsa me vendim të Prokurorit të rastit e njëjta është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore dhe ndaj saj është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm’’./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]