Home Lajme Kurti tregon 6 kapitujt që i propozoi të jenë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë

Kurti tregon 6 kapitujt që i propozoi të jenë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë

by 05
0 comment

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për takimin e 18 gushtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti, ka deklaruar se pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë.

Sipas tij nëse nuk ka bashkëpunim, nuk ka as të ardhme.

“Në vend të ideve pala tjetër kanë nxjerr vetëm konstatime duke bërë të ditur se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i shpreh se kishin planifikuar të rrinin në Bruksel edhe përtej 18 gushtit me bindjen se marrëveshja përfundimtare do ta konsumonte pjesën më të madhe të kohës.

Deklaroi se  s’deshën “thjesht menaxhim krize me hapa të vegjël e probleme potenciale e eventuale të sigurisë”.

Tha se në Bruksel ka qenë vetëm si kryeministër, dhe jo si polic apo doganier.

Kurti ka shtuar se temë diskutimi në këtë takim ka qenë marrëveshja finale dhe çështjet aktuale, duke thënë se ka paraqitur 6 kapituj që do të duhej të përfshiheshin në marrëveshjen finale.

“Te tema e parë kam elaboruar në detaje këndvështrimin e palës tonë për marrëveshjen finale në formë të 6 kapitujve:

1. Statusin e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar që nënkupton njohjen reciproke dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizatën ndërkombëtare

2.Ballafaqimin me të kaluarën ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale të luftës, kthimi i artefakteve etj

3.Bashkëpunimi në të ardhmen ku përfshihet liria e kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve

4.Trajtimi i të drejtave të pakicave respektive

5.Të ri konsiderojmë marrëveshjet e deritanishme, jo me idenë e ri negocimit të tyre siç ka potencuar pala tjetër

6.Duhet të vendosim qartë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve eventuale”, u shpreh Kurti./Front Online


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]