Home Lajme Kurti: Pres që Bashkimi Evropian të jetë më aktiv dhe më i qartë

Kurti: Pres që Bashkimi Evropian të jetë më aktiv dhe më i qartë

by 05
0 comment

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova, në prag të raundit të ri të bisedimeve në Bruksel, pret më shumë vendosmëri e qartësi nga BE-ja, sidomos sa i përket ngjarjeve të tilla si ajo e javëve më parë kur u ndal lëvizja e lirë e qytetarëve në veri si pasojë e barrikadave të qytetarëve serbë, të nxitur nga qarqet e Beogradit.

“Ne kemi të drejtë të presim më shumë nga BE-ja, veçanërisht për të treguar më shumë qartësi dhe vendosmëri për pozicionet e saj, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje si barrikadat dhe incidentet e fundit”, ka theksuar Kurti në një intervistë për redaksinë e BBC-së në gjuhën serbe.

I pari i ezekutivit kosovar ka folur edhe për takimin e 18 gushtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, teksa për atë nëse ky takim mund të jetë historik, ai është shprehur:

“Është herët të thuhet se si do të përfundojë dhe çfarë karakteri do të ketë takimi. Ky takim është dashur të mbahet më 19 korrik, por presidenti serb ka kërkuar që të shtyhet për një muaj”, ka shtuar Kurti.

“Bisedimet po zhvillohen në dy pista dhe e para është takimi i liderëve ku do të kemi dy pika: elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes dhe çështjet aktuale. Shpresoj se do të vazhdojmë në atë mënyrë. Këto dy pika janë shumë të përgjithshme, por shpresoj se do të futemi në tema më specifike teksa bisedimet do të zhvillohen”, ka nënvizuar kryeministri, i cili si pistë të dytë ka përmendur bisedimet e ekipeve negociatore të udhëhequra nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, shef i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Kurti ka thënë se 1 shtatori do të jetë një ditë normale, datë kur pritet të nisë reciprociteti për lëshimin e dokumenteve për hyrje dalje për shtetasit serbë.

“1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente për hyrje-dalje, ose do t’i anulojmë të dyja palët”, ka thënë Kurti, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë për të diskutuar për këtë temë në pikën e çështjeve aktuale në takimin e 18 gushtit.

I pyetur nëse kjo është realisht platforma e tij negociuese në bisedimet e Brukselit, Kurti tha se një propozim të tillë tashmë ia kishte paraqitur presidentit serb në një takim të organizuar në kuadër të iniciativës së bashkëpunimit të liderëve rajonalë në Bërdo Brioni.

“I thashë (Aleksandar Vuçiqit, v.j.) pranoi dokumentet, ai më tha jo kjo është e papranueshme sepse kështu do të njihej pavarësia e Kosovës. Edhe pse kjo nuk do të ishte mirë – i thashë se kjo nuk është e vërtetë, pasi edhe Rumania, Sllovakia e Greqia nuk e njohin pavarësinë, por dokumentet e Kosovës, po. Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, së pari është e rëndësishme t’u bashkohet atyre anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës”, ka nënvizuar Kurti.

Kryeministri Kurti gjatë kësaj interviste ka thënë po ashtu se qytetarët serbë të Kosovës nuk janë duke e kërkuar Asociacionin, por thjesht duan vende pune, drejtësi, ekonomi më të mirë dhe luftë kundër korrupsionit./rtklive


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]