Home Ferizaj Ngjarje e rëndë në Ferizaj: Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Ngjarje e rëndë në Ferizaj: Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

by 05
0 comment

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Saraisht të komunës së Ferizajt, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se familjarët e të ndjerit kanë bërë thirrje për ndihmë pasi kanë gjetur pa shenja jete 30-vjeçarin.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se i riu ka ndërruar jetë.

Është njoftuar edhe Policia të cilët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]