Home Ferizaj Krivaça nën lot para gjykatësit – ‘S’po mundem kurrgjë me kuptu’

Krivaça nën lot para gjykatësit – ‘S’po mundem kurrgjë me kuptu’

by 05
0 comment

Seanca fillestare ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit është mbajtur në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Mes lotëve Krivaça nuk ka pranuar të përgjigjet në deklarimin e fajësisë, ndërsa gjykatësi ka vlerësuar se ai nuk pranon fajësinë.

“S’po mundem kurrgjë me kuptu”, ka thënë Krivaça.

Gjykatësi i ka kërkuar Krivaqës “që të mos qajë”.

Ndërsa, Arbër Sejdiu nuk e ka pranuar fajësinë para gjykatës.

Të akuzuarit kanë të drejtë ta kundërshtojnë këtë aktakuzë në afat prej 30 ditëve.

Më 22 gusht 2021 ishte njoftuar se një 18-vjeçare ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Ferizajt. Bëhej fjalë për Marigona Osmanin. Të dyshuar për këtë vrasjes ‘mizore’ janë Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu.

Në aktakuzën e Prokurorisë të siguruar nga KALLXO.com tregohet se si kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në banesën e të pandehurit Krivaça, ka bërë që Prokuroria të sigurojë prova të forta për netët para ngjarjes fatale e për mënyrën se si u organizua dhunimi, e më pas vrasja e 18-vjeçares.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]