Home Ferizaj FERIZAJ/ KRF me aktivitet simbolik shënoi Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë Penale

FERIZAJ/ KRF me aktivitet simbolik shënoi Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë Penale

by 05
0 comment

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt sot organizoi një aksion rrugor, në shënim të Ditës Ndërkombtare të Drejtësisë Penale.

Aksioni u zhvillua në sheshin e Ferizajt, ku aktivistët tonë vendosën disa thënje të cilat trajtojnë çështje që janë objekt i drejtësisë penale.

Në këto thënje u përçuan mesazhe rreth dukurive negative të vrasjeve, rrahjeve dhe përdorimeve të substancave narkotike, të cilat fatëkeqësisht janë shumë prezente në qytetin tonë.

Përmes këtij aksioni ne ftojmë institucionet e drejtësisë që të veprojnë sa më shpejtë dhe të i zbardhin të gjitha rastet që kanë të bëjnë me këtë dukuri negative, pse jo edhe të i parandalojnë.

Gjithashtu ftojmë edhe institucionet e rendit dhe institucionet e tjera përgjegjëse që të marrin masa dhe të rrisin sigurinë në shkolla, ku për momentin shkollat në qytetin tonë janë të pasigurta për nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe akterët tjerë.

Kjo është një alarm për ne dhe duhet të jetë për gjithë shoqërinë.

Ka ardhur koha e veprimeve, mbaroi ajo e fjalëve!


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]