Home Lajme KOSOVË/ Stafi shëndetësor merr 10% pagë shtesë me vendimin e ri të qeverisë

KOSOVË/ Stafi shëndetësor merr 10% pagë shtesë me vendimin e ri të qeverisë

by 05
0 comment

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për pagë shtesë prej 10 përqind të pagës bazë për punonjësit shëndetësor, profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën korrik-dhjetor 2022.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e qeverisë tha se shuma e paraparë për mbështetje të stafit shëndetësor është 5.5 milionë euro raporton Gazeta Express.

“Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë që të vazhdojë deri në muajin qershor, por me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë që mbështetja duhet të vazhdojë për stafin shëndetësor, mbështetja që ka qenë 10 përqind mbi pagën bazë sepse e konsiderojmë të nevojshme të ketë staf të motivuar në luftën kundër COVID-19. Në lidhje me këtë parashihet të ndahen mjete në shumën 5.5 milionë euro nënprogrami i Ringjalljes Ekonomike.  Marrë parasysh nevojën për mbështetje të stafit shëndetësor ju ftoj ta votoni këtë propozim-vendim”, tha Murati.

Kabineti qeveritar me shumicë votash miratoi propozim-vendimin e MF-së.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]