Home Lajme KOSOVË/ Sa u rritën çmimet e produkteve brenda një viti?

KOSOVË/ Sa u rritën çmimet e produkteve brenda një viti?

by 05
0 comment

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje. Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për muajin korrik 2022, vërehet se qytetarëve të vendit iu kushtuan më shtrenjtë artikujt e njëjtë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Në muajin korrik të vitit 2021, sipas çmimit mesatar të nxjerrë nga ASK, del se një kilogram miell gruri kushtoi 0.52 euro, ndërsa në muajin korrik të këtij viti çmimi ka shkuar në 0.80 euro duke shënuar rritje për 28 centë.

Një kilogram mish viçi qytetarët e Kosovës kanë mundur ta blejnë me çmim 7.45 euro në muajin korrik të vitit të kaluar, mirëpo në muajin e njëjtë të këtij viti çmimi u rrit për 1.74 euro.

Për një litër vaj luledielli, çmimi mesatar në muajin korrik të vitit 2021 ishte 1.56 euro ndërsa në muajin e njëjtë këtë vit, një shishe vaj është blerë për 2.76 euro.

Rritje e çmimit evidentohet edhe te kafeja, ku një kilogram është shtrenjtuar për më shumë se 2 euro.

Rritje të çmimeve pati edhe tek perimet, si speca dhe domate.

Sipas këtyre të dhënave, për blerjen nga një artikulli nga lista, qytetarit konsumator, do t’i kushtonte mesatarisht 44.98 euro apo 9.80 euro më tepër për artikujt e njëjtë për të cilët në vitin e kaluar do të paguante mesatarisht 35.18 euro.

Çmimet e konsumit kanë qenë më të larta në muajin korrik të këtij viti për 14.2 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2021.

Në këtë ngritje të çmimeve kanë ndikuar më së shumti vajrat dhe yndyra ushqimore, karburantet, drutë, peleti, buka, drithërat, shërbimet e transportit dhe të tjera.

Ndryshe, ASK tregon çmimet konsumit mblidhen prej datës 10 deri 20 të muajit në 14 komuna të Kosovës. ASK nga muaji shtator i vitit 2002 në vazhdimësi ka publikuar në baza mujore të dhënat e çmimit të konsumit.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]