Home Lajme KOSOVË/ “Qytetarët kanë blerë produkte medicinale me çmime 2 mijë për qind më të shtrenjta”

KOSOVË/ “Qytetarët kanë blerë produkte medicinale me çmime 2 mijë për qind më të shtrenjta”

by 05
0 comment

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se shpreson që projektligji për të rregulluar çmimin e barnave të marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës dhe të miratohet.

Pas mbledhjes së kryesisë, ajo tha se qytetarët kanë blerë produkte medicinale me çmime dy mijë për qind më të shtrenjta.

“Nëse i shihni shpenzimet vjetore, qytetarët kanë paguar 6 milionë euro më shumë në vit sesa qytetarët e vendeve të rajonit me çmimet e larta të produkteve medicinale. Barnat e njëjta janë blerë me çmime të ndryshme dhe si PDK kemi synuar që përmes këtij projektligji ta rregullojmë çmimin e barnave në Kosovë”.

“Synojmë që në seancës e radhës së kuvendit të miratohet një projektligj që ndihmon që të mos varfërohet xhepi i qytetarëve në këto rrethana të rënduara me çmime që janë tejet të larta. Presim që projektligji të marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës dhe të miratohet”, deklaroi Deliu.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]