Home Lajme KOSOVË/ Nesër nuk ka mësim, greva vazhdon

KOSOVË/ Nesër nuk ka mësim, greva vazhdon

by 05
0 comment

Megjithë ftesën për të filluar mësimi nesër, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva në arsim vazhdon edhe nesër.

Sipas tij pakoja e prezantuar nga kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati nuk është realizim i kërkesave.

“MASHT është dashur të ndikojë te qeveria që të ketë dialog. Ne kishim shpresë nga takimi me presidenten” tha ai për RTK-në.

Sipas tij nuk ka pasur takim serioz. “Pakoja e qeverisë që i prezentua sot nuk ka plotësim të kërkesave tona”, tha ai.

Jasharaj ka ftuar të mos bëhet presion ndaj mësuesve.

Jasharaj ka folur edhe për mundësinë që në komunat ku kryetarët janë nga LVV të fillojë mësimi nesër. Sipas tij  kolegët e tij mësimdhënës nuk do të luhatën nga siç i quajti nga presionet e ndryshme.

“Më mirë do të ishte të kërkonin nga kryeministri që të zbatojë kërkesat tona”, tha ai.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]