Home Lajme KOSOVË/ Mbi 960 mijë euro u dhanë për pagat e ish-pjesëtarëve të strukturave paralele serbe në vitin 2021

KOSOVË/ Mbi 960 mijë euro u dhanë për pagat e ish-pjesëtarëve të strukturave paralele serbe në vitin 2021

by 05
0 comment

Nuk dolën në punë, por pagat i morën. Në vitin 2021, më shumë se 962 mijë euro u paguan për pagat e 199 ish-pjesëtarëve të strukturave ilegale të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, pa ofruar dëshmi për vijueshmërinë dhe punën që ata bëjnë.

“Gjatë vitit 2021, Qeveria kishte realizuar pagesa në vlerë prej 962,646 euro për 199 punonjës (të komunitetit serb të angazhuar me Marrëveshjen e Brukselit) të cilët nuk evidentohen për vijueshmëri në punë dhe nuk zhvillojnë aktivitete në kuadër të Ministrive përkatëse” –  thuhet në raportin e auditorit.

Sipas Auditorit, këto pagesa janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit përkatësisht në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Qeveria e Kosovës me vendim 22 korrik 2015 ka aprovuar konkluzionet e dakorduara për shpërbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojta Civile” e cila ka funksionuar në komunat veriore të Kosovës, duke i mbështetur zotimet e përcaktuara me këto konkluzione.

Mirëpo, Ministritë përkatëse i kanë vendosur në listen e pagave këtë kategori të punonjësve para krijimit të kushteve/hapësirave fizike për punë, sistemim, angazhim dhe monitorim të tyre, që i bën këto pagesa të parregullta.

Numri më i madh i tyre evidentohet në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës.

Burimi: Zyra Kombetare e Auditimi (ZKA)

Kallxo.com në vazhdimësi ka raportuar për gjetjet e raportit për këtë lloj të pagesave të realizuar:

Ministria e Zhvillimit Ekonomik pagoi 18 ish-pjesëtarë të strukturave paralele pa dalë në punë

https://kallxo.com/lajm/ministria-e-zhvillimit-ekonomik-pagoi-18-ish-pjesetare-te-strukturave-paralele-pa-dale-ne-pune/embed/#?secret=JSeZ1zWdXW#?secret=lY8CgML7JY

Ministria e Kulturës pagoi 31 ish-pjesëtarë të strukturave paralele pa ditur çfarë bëjnë

https://kallxo.com/lajm/ministria-e-kultures-pagoi-31-ish-pjesetare-te-strukturave-paralele-pa-ditur-cfare-bejne/embed/#?secret=tEFmRZXtco#?secret=n7VwemToao

21 pjesëtarë të ‘Mbrojtjes civile’ morën afër 160 mijë euro paga pa dalë në punë

/Kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]