Home Lajme KOSOVË/  Mbi 61 mijë punëtorë kanë ikur këtë vit, shumë kompani po punojnë me 50% të kapaciteteve

KOSOVË/  Mbi 61 mijë punëtorë kanë ikur këtë vit, shumë kompani po punojnë me 50% të kapaciteteve

by 05
0 comment

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar nga Kosova kanë ikur 73 mijë e 670 punëtorë.

Ai tha se Kosova ka mbetur pa punëtorë, sepse shumë kompani janë drejt mbylljes, e shumë të tjera po punojnë me 50% të kapaciteteve.

Azemi thotë se po mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe se e vetmja rrugë e tyre po shihet largimi nga Kosova.

“Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës. Ne veç kemi mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani punojnë me 50% të kapaciteteve që i kanë. Shumë kompani janë drejt mbylljes në mungesë të punëtorëve. Punëtorë me kualifikime ata po mungojnë. Më e keqja është se orientimi i të kualifikuarve dhe të pakualifikuarve është ikja nga Kosova”, tha Azemi./EO


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]