Home Lajme KOSOVË/ Lansohet platforma online për shërbime komunale

KOSOVË/ Lansohet platforma online për shërbime komunale

by 05
0 comment

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka bërë të ditur se është lansuar platforma për shërbime komunale E-KOMUNAT, e cila përfshinë shërbime administrative për qytetarë dhe biznese.

“Në kuadër të portalit shtetëror është lansuar platforma për shërbime komunale E-KOMUNAT që në këtë fazë përfshinë shërbimet administrative të lëshuara nga autoritetet komunale për qytetarët dhe bizneset”, thuhet në njoftim.

MAPL tutje potencon se që nga viti 2021 ka qenë e angazhuar që të jetësohet programi për digjitalizimin e shërbimeve që ofrojnë komunat dhe aktiviteteve të tyre.

Më tej, në njoftim potencohet se digjitalizmi i shërbimeve administrative do përfshijë  38 komunat e Kosovës.

“MAPL  falënderon International Financial Cooperation, agjenci kjo që funksionon në kuadër të Bankës Botërore në Kosovë për mbledhjen e të dhënave, analizimin dhe digjitalizimin fillimisht të shërbimeve administrative të Komunës së Prizrenit dhe Lipjanit për këtë fazë duke vazhduar me faza tjera ku do të përfshihen 38 komunat e Republikës së Kosovës”, shton më tej ministria.

Platforma E-KOMUNAT është objektivë strategjike e MAPL-së dhe aktivitet në kuadër të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027 si dhe parashihet t’i ketë të digjitalizuara të gjitha shërbimet, aktivitete dhe procedurat komunale.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]