Home Lajme KOSOVË/ Aksidentet e trafikut, 50 të vdekur brenda gjashtë muajsh

KOSOVË/ Aksidentet e trafikut, 50 të vdekur brenda gjashtë muajsh

by 05
0 comment

Aksidentet në komunikacionin rrugor vazhdojnë të shkaktojnë numër të madh të vdekjeve në Kosovë. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, kanë vdekur 50 persona në aksidentet rrugore.

Vetëm për gjashtë muaj në tërë Kosovën kanë ndodhur 44 aksidente me fatalitet, nga të cilat vdiqën  50 persona.

Statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës janë të frikshme sa i përket aksidenteve.

Në gjashtë mujorin e parë i këtij viti, vetëm në komunikacion, janë lënduar mbi 3 mijë e 500 persona.

Mirëpo, në krejt këtë katrahurë komunikacioni, Policia e Kosovës nuk ka planifikuar ndonjë fushatë.

Për policinë i vazhdueshëm mbetet apeli qe pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes me shpejtësinë.

Por për njohësit fushës së komunikacionit kjo nuk është e mjaftueshme.

“Fushatat vetëdijësuese nisin nga marsi, dhe ne nuk kemi parë ende një fushatë vetëdijësuese për mos tejkalim të shpejtësisë, mos përdorim të telefonit, alkooli. Ne nuk jemi të përgatitur as për fushata, nuk duhet të harrojmë që Policia është operative e jo për politika e fushata,” u shpreh profesori i komunikacionit, Nol Deda.

Sipas Dedës, gjashtë mujori i dytë i vitit është edhe më i rrezikshëm për aksidente.

“Gjashtë mujorshin tjetër do të ketë numër më të madh të aksidenteve, sidomos sezoni veror korrik e gusht. Nuk po shoh ndonjë ndryshim prej 2017/2018 përkundrazi gjenda është edhe me keq e edhe me më shumë fatalitete,” shtoi Deda.

Policia e Kosovës ka përpiluar një plan operativ policor të cilin edhe e ka shpërndarë për zbatim nëpër të gjitha departamentet dhe rajonet policore./RTV Dukagjini/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]