Home Lajme Konjufca i trishtuar nga shpërthimi në Stamboll: Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim

Konjufca i trishtuar nga shpërthimi në Stamboll: Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim

by 05
0 comment

Kryetari i Kuvendit të Kosovës. Glauk Konjufca është shprehur i trishtuar nga shpërthimi i sotëm në në rrugën Taksim Istiklal të Stambollit në Turqi.

Konjufca përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ndihet i trishtuar për humbjen e jetëve të pafajshme.

Postimi i plotë:

Më trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll.

Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë

Siç raportojnë mediat, dyshohet për një sulm kamikaz. Një gazetar i Al Jazeera me bazë në Stamboll tha se “ka dyshime të forta se shpërthimi është shkaktuar nga një kamikaz”, duke shtuar se “ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar”.

Ai thekson se shpërthimi ka tronditur qytetarët e Stambollit duke pasur parasysh se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm në qytet. Por masat e sigurisë në qytet ishin në nivel të lartë, tha ai.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]