Home Lajme Konjufca i shqetësuar: Kemi 400 mijë banorë më pak, në vitin 2060 mund të jemi vetëm 1.2 milion

Konjufca i shqetësuar: Kemi 400 mijë banorë më pak, në vitin 2060 mund të jemi vetëm 1.2 milion

by 05
0 comment

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) kanë mbajtur tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Kuvendit Glauk Konjufca u shpreh i shqetësuar për faktin që popullata e Kosovës po vjetërsohet.

Sipas tij, prej vitit 1981 kur është bërë regjistrimi i popullatës deri Kosova ka 400 mijë banorë më pak.

Konjufca shtoi se nuk duhet të lejohet që të vijë viti 2060 e të thuhet që Kosova ka rënë në 1.2 milion banorë.

“Një prej aseteve kryesore që e ka Kosova është popullata e saj, sidomos rinia. Por po ashtu duhet të jemi diçka të vetëdijshëm. Ne si me automatizëm po e themi këtë, që aseti për i rëndësishëm për Kosovën është rinia. Por duhet ta kemi në të njëjtën kohë parasysh, që Kosova për çdo vit është më pak e re dhe këtë do ta kemi në vëmendje”.

“Sepse kur po e themi këtë që Kosova është shumë e re po e themi me një vet kënaqësie, dhe mua më duket që duhet të jetë te shqetësimi sesa të vetëkënaqësia. Për çdo vit që kalon Kosova është më pak e re. Shtetet bëjnë përpjekje që ta ruajnë popullsinë e tyre. Dhe Kosova po mundohet ta bëjë këtë. Por të gjithë jemi të brengosur që ta zëmë në vitin kur kam lindur unë dhe sot, Kosova i ka 400 mijë banorë më pak. Kurse ne jemi vendi me natalitetin më të madh në Evropë”.

“Kjo na tregon se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo duhet të jetë në fokus të mobilizimit të të gjitha institucioneve tona për të bërë një plan nacional dhe gjithëpërfshirës ashtu, pra po flas për vitin 1981 kur është bërë regjistrimi I fundit e kur Kosova ka pasur përafërsisht 2 milionë banorë dhe sot në vlerësime të përafërta thuhet të jetë diku 1.6 milionë apo 1.7. Po flas kështu sepse s’dëshirojmë që të vijmë në vitin 2 060 e të themi që ky trend vazhdoi po i njëjti dhe Kosova i ka 1.2 milion banorë. Kjo nuk duhet të ndodhë”.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]