Home FerizajEkonomi Komuna e Ferizajt vazhdon përkrahjen ndaj fermerëve /Video/

Komuna e Ferizajt vazhdon përkrahjen ndaj fermerëve /Video/

by 05
0 comment

Fermerët e Ferizajt kanë përfituar këtë vit nga komuna 40 krerë mështjerra. Ata janë deklaruar se kjo ndihmë ishte e domosdoshme nga komuna, e këta të fundit thonë se do të vazhdojnë përpjekjet për subvencionime të tjera.

Por opozita atje, mendon se këto subvencione nuk janë të mjaftueshme.

40 fermerë të Ferizajt kanë përfituar nga një mështjerrë në kuadër të subvencionimeve që po i ndan Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj.
“Po fillojmë me shpërndarjen e pjesës së parë prej 40 krerëve të mështjerrave barse tek fermerët të cilët të cilët i kanë plotësuar kushtet nga thirrja për aplikim që kemi bërë ne si drejtori po shpërndajmë pjesën e parë prej 40 krerëve dhe pjesa e dytë do të shpërndahet besojë brenda muajit është një planifikim buxhetor që kemi pasur ne si drejtori”, tha për RTK Burim Bajrami  Drejtor i Bujqësisë në Ferizaj.
Fermerët u shprehën të kënaqur me këtë subvencion dhe kërkuan që mbështetja të jetë e vazhdueshme
“Një ndihmë të mirë po na japin unë bagëti kam i kam edhe dy lopë tjera edhe nja tre viqa kjo po bëhet e treta mirë pa të nuk mund të rri asnjëherë. Unë i blej edhe disa viqa qumësht bëhet boll po i rriti tokën e kam timen edhe tokë punojë. Fitim ka nuk është pa fitim nuk po e donë erën e plehut nuk e donë bërllokun vetëm se duhet me punë unë hala vetë po përvilmë për punë”, tha për RTK, Rizah Qeli – fermer.
Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj thotë se po mundohen t’u dalin në ndihmë fermerëve me subvencionime të ndryshme. “Është njëri prej projekteve që po e inplemetojmë sivjet po ashtu do të shpërndajmë edhe sera familjare dhe gjysmë komerciale do të shpërndajmë edhe pajisje moltikultivator për kultivuesit e perimeve në sera dhe jashtë serave”, tha Burim Bajrami Drejtor i Bujqësisë në Ferizaj./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]