Home Ferizaj Komuna e Ferizajt: Deri kur me propaganda e gënjeshtra? /Video/

Komuna e Ferizajt: Deri kur me propaganda e gënjeshtra? /Video/

by 05
0 comment

Në zgjedhjet lokale të viti 2021 me 62.38% të votave shënoi fitore PDK me kandidaturën e Agim Aliut. Vetëvendosje u radhit e dyta me kandidatin Valon Ramadani 26.05%. Rasti i Ramadanit u konsideruar një mrekulli. Krahas bullizmit e fushatës nga militantët e partive të tjera, ai arriti rezultat të shkëlqyer edhe pse ishte sabotuar një klikë deputetësh të VV-së nga Rajoni i Ferizajt (Ferizaj e Shtime) për të cilën raportuan mediat në atë kohë.

Ngjashëm me sabotimin e brenda partisë, disa deputet e funksionar ferizajas në qeveri po duket se po duan ta sabotojnë dhe qytetin e Ferizajt duke sabotuar dhjeta projekte e prej tyre edhe kapitale për qytetin.

Kështu për sabotim së paku është akuzuar nga qeveria komunale e Ferizajt që si duket është në limit të durimit me këtë situatë.

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt përmes një konference për media ka adresuar për të cilat i ka kritikuar ashpër veçantë dhe dy deputetët ferizajas Enver Haliti dhe Dimal Basha të cilët bëhen të zëshëm për të kritikuar qeverinë lokale për që deri tani nuk njihen të i kenë sjell Ferizajt ndonjë projekt konkret.

Ky është reagimi i plotë i Komunës së Ferizajt:

Deri kur me propaganda e gënjeshtra?

Bëjeni ndonjë punë të hajrit, lërini dokrrat e propagandat

Për hir të sqarimit për të satën herë të opinionit publik, për t’i shërbyer të vërtetës lidhur me projektin e ndërtimit të Spitalit të Ri të Ferizajt, pas konferencës për media të deputetëve ferizajas Enver Haliti dhe Dimal Basha, sot, organizoi konferencë për media Komuna e Ferizajt ku përmes zëdhënësit Selim Marevci, dha gjithë sqarimet e nevojshme për dhe lidhur me procesin e ndërtimit të Spitalit të Ri në Ferizaj.

Deri kur me propaganda, gënjeshtra e bllokime, si për projektin e Spitalit ashtu edhe me projektin për trajtimin e ujërave të zeza, bllokimet me lokacionin për Stadiumin e Qytetit e shumë projekte tjera të Ferizajt.

Bashkëngjitur gjeni video e plotë të konferencës për media.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]