Home FerizajArt & Kulturë FERIZAJ/ Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana”, me përbërje të re

FERIZAJ/ Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana”, me përbërje të re

by 05
0 comment

Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana” në Ferizaj, nga sot ka përbërje të re. Kjo në përfundim të mandatit 4 vjeçar të anëtarëve të deritanishëm të këtij mekanizmi të paraparë me Ligjin për Teatro si dhe Statutin e Teatrit “Adriana” në Ferizaj.

Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana” të caktuar me vendimin nr. 183/22 të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu janë: Nexhat Xhokli, Mevlan Saraçi, Leonora Hasani, Albion Sherifi – Përfaqësues nga Komuna dhe Uratë Shabani.

Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana” në mandatin që la pas, arriti të krijoj infrastrukturën e nevojshme ligjore për funksionimin e Teatrit “Adriana”, si miratimin e Statutit të Teatrit “Adriana”, rregulloren e brendshme të punës, repertorin e rregullt të shfaqjeve teatrore, miratimin e projekteve artistike e politikave afatgjata teatrore, rezultate këto dhe të tjera që bëjnë Teatrin “Adriana”, një nga institucionet kulturore më aktivet në vend si dhe padyshim lidere në skenën teatrore vendore.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]