Home FerizajEkonomi KEDS kontrolloi disa biznese në Ferizaj

KEDS kontrolloi disa biznese në Ferizaj

by 05
0 comment

Ndërkohë, KEDS tashmë ka nisur një aksion ndaj keqpërdoruesve të rrymës, duke kontrolluar orët e rrymës nëpër disa biznese në qytetet e Lipjanit dhe Ferizajt. Ekipi i RTK-së përcolli zhvillimin e këtyre aksioneve dhe jua sjellim storien në vazhdim.

Ky njehsor i rrymës po ndërrohet nga ekipet e KEDS-it. Kjo për shkak të dyshimeve për manipulim me energji elektrike….efekte…pamje duke u ndërru njehsori.

E gjithë kjo ndodhi në aksione të zhvilluara në Lipjan e Ferizaj, për ndalimin e keqpërdorimit të rrymës.

Ekipi i RTK-së ishte bashkë me ekipet e KEDS-it gjatë zhvillimit të aksionit në tri biznese të ndryshme.

Në rastin e parë në qytetin e Lipjanit, ekipet e KEDS-it thanë se gjatë kontrollimit të njehsorit elektrik kanë vërejtur se ai ishte i manipuluar.

Pas kësaj, ekipet e bënë ndërrimin e njehsorit.

Në rastin tjetër, po në këtë qytet, ekipet e KEDS-it thanë se gjatë kontrollimit të njehsorit dhe instalimeve elektrike, nuk hasën në keqpërdorim të energjisë elektrike.

Kurse, në fshatin Putoroc të Lipjanit, ekipet e KEDSIT thanë se gjatë kontrollimit të njehsorit dhe instalimeve elektrike në një biznes, hasën në keqpërdorim të rrymës.

Për të asistuar, aty ishte edhe Policia. Aksione të ngjashme po zhvillohen në të gjitha rajonet e vendit, pas kërkesës së Qeverisë drejtuar KEDS-it për të ndërmarrë veprime dhe minimizuar humbjet e energjisë./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]