Home Ferizaj Kaq nënshkrime ka marr Ferizaj në peticionin për stadium

Kaq nënshkrime ka marr Ferizaj në peticionin për stadium

by 05
0 comment

Ka disa ditë që klubi i futbollit Ferizaj ka nisur peticionin për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Kërkesës së klubi i janë bashkangjitur qytetarët ferizajas që në sheshin e këtij qyteti po nënshkruajnë peticionin në fjalë, shkruan Demokracia.com.

Klubi që tanimë do të bëjë gara në elitën e futbollit kosovar ka njoftuar se deri më tani më shumë se 5 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për ndërtimin e stadiumit të ri.

Ferizaj ka kërkuar edhe nënshkrime të tjera në këtë peticion.

“+5000 ferizajas PËR Stadiumin prapa Palestrës së Sporteve”Bill Clinton”. E diela sportive nuk është sportive për futbollistët e futbolldashësit e Ferizajt, pa Stadium. Dil edhe ti, si mijëra ferizajas firmos peticionin për ndërtimin e Stadiumit të Ri Futbollistik “Ismet Shabani”, prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”. Ti e ke në dorë, për të ardhmen e gjeneratave sportive, për bardhekaltrën që e bën krenarë çdo ferizajas”, thuhet në postimin e klubit.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]