Home Ferizaj “Kam me të kallë, kam me të mbytë”/ Ferizajasi kërcënon gruan e tij pasi ia gjen mesazhet me një person të panjohur në Instagram

“Kam me të kallë, kam me të mbytë”/ Ferizajasi kërcënon gruan e tij pasi ia gjen mesazhet me një person të panjohur në Instagram

by 05
0 comment

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Balaj të komunës së Ferizajt, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij me fjalë të rënda.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi i dyshuari ka parë disa mesazhe në rrjetin social Instagram, ku 24-vjeçarja kishte biseduar me një person të panjohur, gjë e cila e revoltoi bashkëshortin e saj i cili e ka kërcënuar me jetë duke i thënë se do ta mbysë.

Nga frika, 24-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, të cilët kanë kërkuar nga i dyshuari që të paraqitet në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]